MENU
klinika

I përgjigjet PD-së me ironi për kushtet e integrimit

Rama: Nuk ka 15 kushte, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!

19.06.2020 - 16:25

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet akuzave të opozitës për plotësimin e 15 kushteve për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pas miratimit të rezolutës nga Parlamenti Evropian.

Rama shkruan me ironi në ‘Twitter’ se “nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës”!

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato”, shkruan Rama.