MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A i zbardh dhëmbët pasta zbardhuese e dhëmbëve?

20.06.2020 - 09:24

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A i zbardh dhëmbët pasta zbardhuese e dhëmbëve?

Mjeku:Pasta zbardhuese mund t’i zbardhë dhëmbët gradualisht duke pastruar sipërfaqen nga njollat e shkaktuara nga kafja apo cigarja. Këto pasta mund të përdoren gjithashtu pas një trajtimi zbardhues për të ndihmuar mbajtjen e rezultateve.

Për të hequr njollat nga sipërfaqja e dhëmbëve, pastat zbardhuese zakonisht përmbajnë:

  • Materiale të veçanta gërruese që pastrojnë butësisht dhëmbët
  • Kimikate që ndihmojnë në heqjen apo shpërbërjen e njollave.

Disa pasta zbardhuese përmbajnë një kimikat kovarin blu, e cila ndërhyn në sipërfaqen e dhëmbit dhe krijon një iluzion optik që e bën dhëmbin të duket më pak i verdhë.

Kur përdoret dy herë në ditë, pastës zbardhuese mund t’i duhen 2-6 javë për t’i bërë dhëmbët të duken më të bardhë. Pastat që përmbajnë kovarin blu mund të kenë efekt të menjëhershëm.

Megjithëse pastat zbardhuese janë në përgjithësi të sigurta për përdorim të përditshëm, kini kujdes të zbatoni këshillat e prodhuesit. Përdorimi shumë i gjatë i këtyre pastave mund të dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.

Për më tepër duhet të keni parasysh se pastat zbardhuese nuk mund ta ndryshojnë ngjyrën tuaj të dhëmbëve (çka do të thotë, nëse dhëmbi juaj realisht është pak i verdhë, pasta s’e ndryshon dot) dhe as nuk mund të heqë një njollë që shkon më thellë se sipërfaqja e dhëmbit.

Nëse po mendoni të përdorni një pastë zbardhuese, shikoni një markë që është e aprovuar nga organizmat shëndetësorë. Ky aprovim nënkupton që pasta është e efektshme për heqjen e njollave në sipërfaqe të dhëmbit.

Nëse nuk jeni i kënaqur me efektet e pastës zbardhuese, pyesni dentistin tuaj lidhur me mundësi të tjera për zbardhjen e dhëmbëve, si për shembull produkte profesionale zbardhuese.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.