MENU
klinika

Presidenti: Kauza e 2 marsit fitoi, Kushtetuta e para!

Komisioni i Venecias i jep të drejtë Metës për emërimet në Kushtetuese

19.06.2020 - 19:58

Presidenti Ilir Meta ka ripublikuar draft- opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke shkruar se kauza e 2 marsit fitoi.

Sipas opinionit të Venecias, Meta nuk kishte kryer asnjë shkelje teksa edhe veprimet e tij për përzgjedhjen e anëtarëit të  dytë prej tij si dhe të refuzimit të Arta Vorpsit ishin të justifikuara.

Meta i qëndron bindjes se kushtetuta është e para. Në fakt ajo që u quajt si ”Pranvera Kuqezi” nga Meta erdhi si pasojë e miratimit në Kuvend të mekanizmit zhbllokues të betimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese por duke mundur që të anashkalohej Presidenti.

Pikërisht Meta më 2 mars firmosi dekretin në mes të sheshit para Presidencës dhe protestës për kthimin në Kuvend të ligjit për betimin e gjyqtarëve. Po ashtu atë ditë ai paralajmëroi se do shpërndante Kuvendin me dekret nëse deri në 15 mars nuk do të miratonte Reformën Zgjedhore, por ajo u shty prej pandemisë dhe deri më sot ende nuk është miratuar ende.

STATUSI NGA ILIR META

KAUZA E 2 MARSIT FITOI! ??

KUSHTETUTA E PARA! ??