MENU
klinika

Ministria e Shëndetësisë publikon emrat

Dokumenti/ Manastirliu nxjerr pozitivë vëllezërit Budina

19.06.2020 - 20:06

Nuk kishte ndodhur që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri, por pasi kryeministri Edi Rama i bëri publik emrat e tyre, Ministria e Shëndetësisë publikon edhe emra të tjerë qytetarësh, të cilët kanë kryer testin 24 orëshin e fundit.

Behet fjalë për regjisorin dhe aktorin e njohur, Edmond Budina dhe vëllain e tij, Robert Budina edhe ky me profesion regjisor, të cilët sipas dokumentit të mëposhtëm rezultojnë pozitivë ndaj testit të COVID-19.

Bashkë me emrat e tyre, Ministria ka publikuar edhe emrat e qytetarëve të tjerë. Në respekt të privatësisë, po i sjellim të mbulura emrat e qytetarëve të tjerë, pavarësisht rezultatit të testit.

Edmond dhe Robert Budina janë dy nga përfaqësuesit kryesorë të Aleancës për Teatrin, të cilët në javët e fundit kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit, ku kanë organizuar tubime dhe mbledhje firmash për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në intervistë për mediat, Robert Budina u shpreh se nuk kanë patur asnjë simptomë, ndërsa akuzuan Ramën për shkelje të privatësisë.