20.06.2020 - 07:19
55 raste aktive me koronavirus janë në Fushë Kosovë, ndërkohë që dje u konfirmuan edhe dy persona të tjerë të prekur me këtë virus.
Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli pohoi për RTV Dukagjinin se për këto raste nuk dihet nëse janë burim i ri infeksioni apo raste kontakti.
“Deri më tani në Fushë Kosovë kemi 55 raste aktive por që deri më tani gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kemi ndonjë raport se ndonjëri nga ta kanë gjendje të përkeqësuar shëndetësore”, tha ai.
Mes të tjerash ai sqaroi se bizneseve u janë shpërndarë rekomandimet që të respektojnë vendosjen e maskave dhe dorezave.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi
“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”
Intervista e Vuçiç për REL
“Po e pres propozimin për zgjidhjen e çështjes me Kosovën”
Hoti: Nuk lejoj shkëmbimin e territoreve!
“Qeveria e re do burojë nga Kushtetuta, jo populiste…”
Engel: Kjo duhet të korrigjohet