Lidhja Demokratike e Kosovës do të ndëshkojë Vjosa Osmanin dhe dy deputetët e tjerë të saj që votuan kundër rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe nuk votuan qeverinë e Abdullah Hotit, nënkryetar i LDK-së. Këtë e ka bërë të ditur numri dy i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri.
Isa Mustafa, ditë më parë në një emision televiziv tha se personat që dalin kundër vendimeve të partisë, statuti ua ndalon të kenë poste drejtuese brenda LDK-së.
E nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, tha për Kosova Press se kryetari Isa Mustafa, asnjëherë nuk e ka zbatuar nenin 14 të statutit të partisë, ku flitet për përjashtime të atyre që kanë qëndrime të kundërta me partinë.
“Nëse ish respektuar neni 14 i statutit atëherë kish me prekë shumë njerëz kjo pikë e statutit. Zotëri Mustafa nuk e ka zbatuar asnjëherë këtë pikë statuti, mbetët me pa ditëve në vijim se çfarë do të ndodhë”
Brenda LDK-së për masat që do t’i ndërmarrin, Muhaxheri, u shpreh se diskutimet kundrejt qëndrimeve të 3 deputetëve që nuk votuan qeverinë Hoti do t’i shohin ditëve në vijim.
“Jo nuk është biseduar për masat, ka zëra kritikë për qëndrimet e këtyre 3 deputetëve ndaj Qeverisë që udhëheq sot Lidhja Demokratike. Po besoj që ditëve në vijim diskutimet do të shkojnë duke pasur arsye më të madhe dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”