Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar sot se Komisioni i Venecias i ka dhënë dritë jeshile miratimit të paketës antishpifje, ndryshe nga sa pretendon opozita, se paketa është rrëzuar.
Në konferencën për mediat dhënë sot, Balla ka theksuar se “Opinioni i Venecias jo vetëm që nuk e ka hedhur poshtë ligjin si jokushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji për rregullimin e tregut të mediave elektronike në vend dhe ky do të shërbejë si udhërrefyes për vende edhe anëtare të BE që do i referohen këtij opinioni për legjislacion ekzistues apo të ri në fushën e medias, pasi problemet e identifikuara nga Shqipëria janë serioze, -thotë Venecia”- tha Balla.
Sipas tij, mes përfundimeve kyce Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun dhe partnerët, autoritete kanë qenë transparente në përmirësimin e tekstit, demonstruan gadishmerinë për dialog dhe ruajtjen e fjalës së lirë.
Sipas tij, mes përfundimeve kyce Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun dhe partnerët, autoritete kanë qenë transparente në përmirësimin e tekstit, demonstruan gadishmerinë për dialog dhe ruajtjen e fjalës së lirë.
“Ndryshe nga sa pretendohet nga opozita jashtë apo parlamentare që e ka kundërshtuar ligjin si mjet për censuruar shtypin, Venecia thotë se është në përputhej me praktikën e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, vlerëson vetëm përmiresime te tekstit të ligjit, por jo për tu rrëzuar sic pretendon opozita dhe nënvizoj se kjo historia 15 kushteve, 9, 150 kushtet besoj se biem dakord që njëri ndër ta ka rënë sa kohë që Venecia ka arsyetuar dhe këtu citohet se ligji për mediat duhet të vijojë procedurën për tu përmirësuar”- tha ai, duke numëruar disa nga rekomandimet.
Ndryshimet: Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit duke përjashtuar cdo media online jo profesionale si blogjet dhe faqet personale.
Rishikim i parashikimit të deanonimatit të burimeve të mediave online, duke perjashtuar identitetin e përdoruesve të ndryshëm nga ofruesi i medias profesionale,
Parashikimi në ligj i kritereve të përzgjedhjes, pra depolitizim të përzgjdhjes së personave që do hyjnë në këto institucione.