MENU
klinika

"Asimptomatikët nuk infektojnë"

Autoriteti i virologjisë: Në vend të vaksinës mund të kemi një tjetër ‘thesar të vogël në sirtar’…

20.06.2020 - 12:11

Prof. Massimo Clementi, Drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së spitalit San Raffaele në Milano, gjatë një interviste në gazetën italiane ‘Il Giornale’, në lidhje me lajmin e qarkulluar së fundmi që ‘për ta prodhuar, virusi duhet të jetë akoma i fortë e agresiv’- tha se “Për të eksperimentuar me vaksinën, duhet të vlerësohen dy gjëra: të mos dëmtojë dhe të na mbrojë.

Që të ketë mbrojtje, duhet të ketë shumë qarkullim viral aktiv. Tani në Europë, ndryshe nga Amerika Latine, koronavirusi është zbutur dhe shumë prodhues të vaksinës po mendojnë të trnsfërohen në këto vende për kryerjen e testeve klinike dhe për të provuar efektivitetin”.

E ndërsa vaksina ende nuk duket në horizont, sipas virologut Italian, disa infeksione të caktuara janë kontrolluar me ilaçe dhe jo me vaksina. Për shembull, hepatiti C është kuruar plotësisht me ilaçe, falë të cilave virusi është eleminuar sepse vaksina nuk ka arritur të prodhohet pasi nuk funksionoi. E njëjta gjë për HIV, ku sot infeksioni kontrollohet duke e bërë atë kronikë falë ilaçeve.

Nëse do kemi një vaksinë për Covid do të ishte një avantazh i madh, por nëse ndërkohë do të mund të zhvillonim ilaçe antivirale, ato do të ijenë shumë të dobishme jo vetëm për këtë infeksion, por në të gjitha epidemitë e tjera të mundshme të koronavirusit që mund të ndodhin në të ardhmen”.

“Do të kishim një thesar të vogël në sirtar ” – tha Clementi

Autoriteti I virologjisë tha gjithashtu se asimptomatikët nuk janë infektues. “Kjo nuk është një teori. Ka pasur studime të shumta mbi asimptomatikët që kanë treguar se ata kanë një ngarkesë të ulët virale dhe pothuajse kurrë nuk mund të infektojnë të tjerët. Një studim I madh e ka konfirmuar këtë fakt edhe në Korenë e Jugut”, – tha Clementi.

I pyetur në lidhje me hipotezën se koronavirusi do të rikthehet edhe më i fortë në vjeshtë, Virologu Italian tha se askush nuk mund ta parashikojë.

“ Ka shembuj të dy rasteve. Disa epidemi të gripit janë rikthyer në vjeshtë, ndërsa të tjerët, siç është pandemia e vitit 2009, apo siç është e njohur me emrin gripi i derrit, u fik me mbërritjen e stinës së verës. Tani ai qarkullon mes nesh bashkë më shumë viruse të tjerë”, – tha Clementi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë paralajmëruan zyrtarët amerikanë më 2018-ën?

“Po bëhen studime të rrezikshme në laboratorin e Wuhanit”