MENU
klinika

Ja dokumenti historik!

Aleksandri i Madh e shkruan me dorën e tij se është Ilir…

20.06.2020 - 15:01

Nuk ka asnjë figurë të antikitetit më të përmendur dhe më të admiruar në historinë e Europës Perëndimore se sa Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Trashëgimia që la është po aq madhështore sa edhe vetë jetë e kompletuar që jetoi.

Bëmat dhe trimëritë e tij ushtarake i kanë mundësuar Aleksandrit të kalojë nga historia në legjendë.

Në kontrast me bindjen e plotë historike, që është një i gjithmbarshëm se Aleksandri i Madh është heroi më i influencues i antikitetit botëror, qëndrojnë polemika mbi origjinën gjenetike të tij.

Ç’ishte ky Aleksandri? A ishte serb? A ishte grek? A ishte shqiptar?

Edhe pse duket çmenduri të flitet për serbët në shek e IV pr.K (sepse dyndjet sllave erdhën në Ballkan në shek VI-VII ps.K), ka shumë historianë serbë që aludojnë se Aleksandri i Madh ka prejardhje serbe.

Profesori Jovan Deretiç pohon se gjatë marshimit të Aleksandrit në Indi, ai hasi një qytet të quajtur Serbona, dhe atëherë Aleksandri e kupton se ka të njëjtën prejardhje me banorët e këtij qyteti.

Grekët mendojnë se është grek pasi Aleksandri përhapi kulturën helenike, në atë kohë shumë e fuqishme dhe e përparuar. Por ky pohim bie menjëherë, pasi grekët e kohës së Filipit dhe Aleksandrit të Maqedonisë i konsideronin maqedonasit barbarë, pra jo grekë.

Gjatë kërkimeve të mia unë kam gjetur tre prova që Aleksandri i Madh i Maqedonisë është me origjinë ilire. E para vjen nga vëllimi i dytë i serisë së dymbëdhjetë librave “Historia Botërore dhe Qytetrimi”.

Nga këtë vëllim, historiani suedez Karl Grimberg (autori), rrëfen se nëna e Aleksandrit, Olimpia, një princeshë e Epirirt me të njëjtin gjak të shqiptarve të sotëm.

Prova e dytë është njëri nga përfundimet që shtrohen në librin shumë të çmuar të babait të Albanologjisë, Georg fon Han, “Studime Shqiptare”. Ai deklaron në veprën e tij: “Epiriotët, maqedonasit e ilirët janë farefis në mes tyre.”

Nëqoftëse nuk jeni bindur akoma fakti tjetër vjen nga Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ( ku Konica.al ka botuar një artikul të tillë më parë), e cila ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”.

Ky tekst është gjetur në tek “Statutet e Shkodrës”, të shkruara më 1469. Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Faksimilime të dokumentit origjinal e gjetur nga Lucia Nadin

Faksimilime të dokumentit origjinal e gjetur nga Lucia Nadin
Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë, ne vtin 325 pr.K, ose siç njihet ndryshe, viti 4874.