MENU
klinika

Ekspertja kineze flet hapur

Koronavirusi mbijeton 20 vjet në temperatura nën zero gradë

20.06.2020 - 17:00

Një lajm aspak i mirë mbërrin nga një prej eksperteve më të rëndësishme kineze, e cila del me pretendimin se koronavirusi mund të mbijetojë deri në 20 vite në temperatura prej minus 20 gradësh celsius.

Të paktën kështu pretendon një nga ekspertët më të shquar kinezë. Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve kinezë që po drejtojnë luftën kundër COVID-19, thotë se virusi mund të kalojë lehtë nga shteti në shtet sepse mbijeton gjatë në temperatura të ulëta.

Epidemilogia i kërkoi autoriteteve të vendit të saj të forcojnë inspektimin e importimit të produkteve ushqimore të ngrira siç është salmoni, me qëllim që të parandalohet shtrirja e mëtejme e infeksionit.

Rezistenca e tij në të ftohtë shpjegon sipas saj faktin pse virusi është zbuluar disa herë në tregjet e frutave të detit, ku aty nxirren gjallesat nga ujërat shumë të ftohta.