MENU
klinika

Qytetarët, grumbullime dhe pa maska

‘Çmenduri’ në rrugë, lulishte e baret e Beratit

21.06.2020 - 08:51

Edhe pse rastet me COVID-19 në vendin tonë po shtohen nga dita në ditë dhe virusi ndodhet ende midis nesh, duket se kjo gjë nuk po i shqetëson aspak beratasit. Pamjet e filmuara mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm në bulevardin dhe lulishten e qytetit të tmerrojnë në këtë situatë pandemie.

Rrugët dhe pedonalja janë të tejmbushura me njerëz dhe baret plot. Ajo që të shqetëson në këtë situatë të rënduar epidemie është fakti që askush në rrugë e kudo nuk i shmang grumbullimet, nuk e respekton distancën dhe pjesa më e madhe e njerëzve nuk përdor as maskat mbrojtëse.

Totalisht të pandërgjegjësuar për gjendjen e rënduar që po kalon vendi, grupime njerëzish të moshave të ndryshme po e shfrytëzojnë fundjavën për të shëtitur tërësisht të shkujdesur në parqe e lulishte, sikur të ishte një ditë normale.

Në rrugët e qytetit vihen re edhe të moshuarit, që janë edhe më të rrezikuarit nga virusi COVID-19. Panorama është e ngjashme në çdo zonë të qytetit, ku sheh njerëz të grumbulluar në rrugë e lokale, të pashqetësuar aspak për përhapjen e virusit të rrezikshëm që qarkullon në vendin tonë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier