MENU
klinika

Përgjigjet mjeku androlog

A ekziston menopauza tek meshkujt?

21.06.2020 - 11:08

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A ekziston menopauza mashkullore?

Mjeku: Me kalimin e moshës, qoftë te femrat apo te meshkujt, shfaqin ndryshime hormonale, të cilat lidhen me faktorin moshë. Për pasojë shfaqen një sërë sindromash, ndër të cilat është dhe andropauza, ose më saktë shpërthimi i hipogonadizmit të vonshëm (hypogonadizëm kemi kur nivelet e testosteronit janë të ulëta).

Vitet e fundit kjo sindromë, po trajtohet dhe merret në konsideratë, gjë që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës te meshkujt.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.