21.06.2020 - 15:04
Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, kryetari i Partisë Demokratike, Krujë, Reshit Merlika. Mësohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga vetë familjarët e Reshit Merlikës. Merlika ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PD-së së Krujës, në zgjedhjet e fundit brenda partisë.