Takimi mes presidentit të Republikës Ilir Meta me kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi sapo ka përfunduar. Takimi u mbajt në Presidencë për më shumë se 1 ore kokë më kokë.
Mësohet se pas takimit, presidenti Ilir Meta pritet të dalë në një konferencë për shtyp.
Takimi ka filluar rreth orës 12:00 në presidencë, por ende nuk ka detaje të tjera rreth diskutimeve të cilat me siguri do kenë qenë lidhur me detyrën e re të Mazit si kryenegociator dhe integrimin e vendit në BE.
Kujtojmë se gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse do të flasë me Metën sa i përket negociatave, Mazi ndërsa theksoi se është i hapur të konsultohet me të, ndër të tjera tha se presidentin e kishte mik.
Zef Mazi do të ketë rol të rëndësishëm në çeljen e negociatave, ndonëse dhe ai vetë e quajti këtë një detyrë të vështirë por shtoi se do të japë maksimumin. Emri i Zef Mazit është i njohur për të gjithë, pasi që prej vitit 1992 e deri më sot ai është anëtar i disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.