“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Im atë është me sklerozë. Me çfarë duhet të ushqehet?
Mjeku: Ushqimet e pasura me yndyrë si produktet e mishit apo ëmbëlsirat ndikojnë negativisht dhe favorizojnë shfaqen e sëmundjes së sklerozës multiple. Duhen shmangur plotësisht produktet e mishit (sidomos mishit të kuq apo mishit konservues) duke përdorur sa më shpesh mish pule apo gjelave të detit. Specialistët këshillojnë përdorimin e mishit të peshkut së paku dy herë në javë.
Përsa i takon bulmetrave, sugjerohet të përdoret më së shumti qumështi i cili është i varfër me yndyrë. Perimet e gjelbërta janë ata që rekomandohen më së shumti nga mjekët. Këto ushqime përveçse janë të pasura me minerale dhe vitamina, ndihmojnë procesin e tretjes. Me anë të perimeve përfitohet mjaft lëng i cili është i rëndësishëm për qendrat e metabolizmit, kjo është edhe arsyeja pse perimet këshillohen të konsumohen të paziera ose shumë pak të ziera.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.