MENU
klinika

Prokuroria rrëzon pretendimet

Laç/ “Nuk vajta për t’i vrarë’, zbardhet alibia e autorit

23.06.2020 - 10:29

Para grupit hetimor, i arrestuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Laç, Eduard Lamaj ka deklaruar se nuk kishte ndërmend të kryente krimin.

“Nuk vajta për t’i vrarë. Shkova për t’i shkatërruar hotelin, për shkak të një borxhi që më kishte pronari i tij. U këndërpërgjigja me armë pasi ata nisën të qëllonin dhe mendova se do më vrisnin.” është kjo alibia e ngritur prej të arrestuarit Lamaj.

Sakaq për grupin hetimor, alibia e Eduard Lamajt për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në Laç, nuk qëndron. Organi i akuzës ka dyshime të forta për se autorët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal që ka shkuar me qëllim për të kryer vrasje. Nisur kjo edhe nga veshja që përdornin autorët.

Nga ngjarja e 30 majit mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku, ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës, si pasojë e plagëve të marra. 4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan dy biznesmenët.

Sakaq policia njofoi sot finalizimin e operacionit “Klinika”, ku në pranga përfunduan, Eduard Lamaj, si autori kryesor i vrasjes së dy fishtë, dy mjekët që e kuruan ilegalisht në një klinikë private, ndërsa u shpallën në kërkim 3 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim.