23.06.2020 - 11:06
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim, kandidaturën e Arben Shehut, i propozuar nga Presidenti Ilir Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Pas seancës dëgjimore të realizuar online, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaroi se kandidatura e Arben Shehut do t’i përcillet për votim të mëtejshëm në seancën e Kuvendit.
Më parë Kuvendi i ka rrëzuar 3 kandidatura apo propozime Ilir Metës për kreun e KLSH, mes tyre Vitore Tusha apo Bahri Shaqiri.