MENU
klinika

Nga kapaciteti 70% tek ulja në mënyrë diagonale

Protokolli i sigurisë që refuzohet nga Shoqata e Transportit publik

23.06.2020 - 13:07

Transporti Publik nga nesër do jetë i lejtuar që të rifillojë punën por me kushte dhe masa ndaj COVID-19 duke u bazuar tek një protokoll sigurie me 13 pika.

Çdo mjet i transportit publik qytetas apo ndërqytetas lejohet deri në kapacitetin 70% të pasagjerëve dhe ulja e udhëtarëve duhet të jetë diagonal.

Drejtuesi i mjetit ndërkohë duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza kurse udhëtarët janë të detyruar me maska.

Po ashtu duhet dezinfektuar mjeti dhe terminali teksa të pranishme duhet të jenë dhe posterat kundër përapjes së COVID-19. Manastirliu tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë drejtim sa i përket masave për transportin publik.

PROTOKOLLI I SIGURISË PËR TRANSPORTIN PUBLIK

Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.
Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.
Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.
Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.
Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.
Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.
Duhen dezinfektuar makinat.
Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.
Në terminal duhet zbatuar distancimi.
Terminali të dizinfektohet.
Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.
Të respektohen masat e higjienës.
Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse