Zbardhet propozimi i tretë i PD për formulën e trupave të KQZ-së, pas refuzimit të PS.
PD propozon që përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.
Ky përfaqësues të zgjedhë 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, thuhet në njoftimin e PD. Sipas saj shumica zgjedh 3. “Më pas Kuvendi miraton ose rëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.
Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashtin 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, shton PD në propozimin e saj të ri.
Ky është propozimi i tretë nga PD për Këshillin Politik, ku ende nuk është mbyllur Reforma Zgjedhore.