Transporti publik është i lejuar të fillojë sot punë si ai qytetas dhe ndërqytetas. Të gjithë autobusat dhe urbanet publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë me 13 pika të masave ndaj COVID-19 që detyrojnë përdorimin e një kapacitet deri në 70% si dhe uljen me maska diagonal të udhëtarëve.
Ditën e djeshme pati një përçarje të shoqatave të transportit publik, por në tërësi nga sot transporti publik ndërqytetas do të fillojë pasi kjo është konfirmuar nga subjektet private.
Ndërkohë ministrja e shëndetësisë, Manastirliu ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerancë kurs ajo e Infrestrukturës dhe Energjisë, Balluku premtoi se do të ketë një paketë shtesë financiare që do u vijë në ndihmë transportit publik pas goditjes nga pandemia.