MENU
klinika

Skema që propozon Grenell për dialogun Kosovë-Serbi

Thaçi koordinim me Hotin për bisedimet në SHBA

24.06.2020 - 07:37

Ditën e djeshme, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Avdullah Hoti kanë organizuar një takim, temë e së cilës ka qenë koordinimi dhe harmonizimi i qëndrimeve për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në takimin e rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, theksohen pritshmëritë se ky proces i dialogut do sjellë fundin e pasojave të luftës dhe do krijojë një rajon më të paqtë. “Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë.

Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë”, thuhet në njoftim.

Deklarata e Grenell

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka vlerësuar se një qasje ekonomike mund të jetë “hapi i parë” për të arritur një paqe të qëndrueshme mes dy shteteve. Në deklaratën e tij, Grenell u shpreh se ajo se çfarë po përpiqet që të bëjë, është krijimi i një “Zonë mini Shenzen”, duke iu referuar zonës së parë të veçantë ekonomike të Kinës. “Ne vendosëm të përfshihemi sepse ka një histori të gjatë të shumë ekspertëve të ndryshëm, të ashtuquajtur ekspertë, që kanë bërë thirrje për çështje politike, duke injoruar kryesisht çështjet ekonomike”, tha Grenell. Ai ka theksuar në bisedime me të dy palët kishte kuptuar se emëruesi i përbashkët ishte arritja e një zhvillimi ekonomik. “Kur fillova diskutimin e këtyre çështjeve me përfaqësuesit e Kosovës, dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, përfaqësuesit e Serbisë dhe komunitetin e biznesit atje, ajo që ishte e qartë është se ata donin zhvillim ekonomik; ata donin punë për të rinjtë; ata donin shpresë. Kështu, ajo që ne u përpoqëm të bëjmë është të kuptojmë menjëherë ‘si ta bëjmë ekonominë të shënojë rritje?’ Ne bëmë një marrëveshje ajrore, e para e arritur ndonjëherë në 21 vjet, një fluturim midis Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës dhe Beogradit, kryeqyteti i Serbisë”, vijoi Grenell. “Kjo ende nuk është implementuar plotësisht, por ne kemi marrëveshjen, dhe ne jemi duke punuar në të. Njësoj me marrëveshjen hekurudhore, e cila do të hapte kufijtë për tregti, dhe një marrëveshje të madhe kufitare me trafikun motorik. Çfarë jemi duke u përpjekur të bëjmë është të përqendrohemi në situatën ekonomike, të krijojmë një ‘Zonë mini Shenzhen’”, citohet të ketë thënë Grenell. Duke e cilësuar hapin e ekonomik si hapin e parë, Grenell ka sqaruar se hapi vijues do të jetë ai politik. “… Sillni bizneset evropiane dhe amerikane në rajon, dhe atëherë unë mendoj se evropianët do të kenë më shumë sukses në anën politike”, vazhdoi Grenell. “Ne po mundohemi të jemi të dobishëm dhe po përpiqemi të zhvendosim modelin, sepse pas 20 vjetësh ende nuk kemi parë përparim të mjaftueshëm”, sqaroi ai.

Deklarata e Borrell

Kryediplomati evropian Josep Borrell ka thënë se BE-ja nuk mund të pretendojë se është një faktor politik ndërkombëtar nëse nuk arrin të zgjidhë çështjen e Kosovës. Në një fjalim në një forum të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall në Bruksel, Borrell falënderoi Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet e saj për të sjellë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq përsëri në tryezën e bisedimeve. Sidoqoftë, Borrelli theksoi se i vetmi “dialog i strukturuar” midis dy palëve është ai i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sepse, siç theksoi ai, problemi po ndodh në lagjen evropiane, transmeton Klan Kosova. Shefi i diplomacisë evropiane tha gjithashtu se BE “nuk garon me SHBA për një medalje të artë” në Ballkan.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë