MENU
klinika

Detajet e para

Vidhen zyrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor, dy autorët morën kasafortën me vete

24.06.2020 - 07:50

Vidhen gjatë natës zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në Kashar.

Policia konfirmoi se vjedhja ka ndodhur gjatë natës nga dy persona ende të paidentifkuar dhe është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pastruesja e institucionit.

Nga hetimet e para, ka rezultuar se janë sulmuar dy kasaforta, njëra është hapur dhe i janë marrë gjërat apo paratë që ka pasur brenda, ndërkohë që tjetra nuk është hapur dot dhe është rrëmbyer ashtu siç ka qenë.

Autorët më pas janë larguar me një automjet. Po këqyren kamerat e sigurisë për të hedhur dritë më tej mbi ngjarjen.

Sa i përket shumës së grabitur nuk ka ende detaje, ndonëse thuhet se në kasaforta nuk mbaheshin shumë para, por zakonisht dokumente.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN