MENU
klinika

Partitë fillojnë punën për zgjedhjet e 15 korrikut

Maqedonia e Veriut zyrtarisht në fushatë

24.06.2020 - 09:38

Prej mesnatës Maqedonia e Veriut është në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 15 korrik.

Fushata do të zgjasë deri në 12 korrik pasi më pas do të ketë një heshtje 3-ditore për shkak se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut në kohë pandemie do të zgjasin 3 ditë.

Kësaj radhe partitë do të shkojnë në zgjedhje të ndara. Nuk do të ketë një koalicion LSDM- BDI kurse VMRP- DPMNE futet si koalicion opozitar për t’u rikthyer në qeveri, kësaj radhe jo me Gruevskin por me Mickoskin.

Nga ana tjetër Zaev do të rikthehet si kryeministër kurse BDI për herë të parë kërkon të realizojë diçka historike, të nxjerrë një kryeministër të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.