Gjashte vite nga operacioni i madh antikanabis dhe nderhyrja e fuqishme e policise dhe forcave Renea ne Lazarat, gazetari investigativ Artan Hoxha, shkruan se u fitua ajo beteje, por u humb lufta me kanabisin.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Hoxha, teksa ben bilancin e atij operacioni, thekson se “BOSET e vertete te Lazaratit, financuesit, organizatoret, perfituesit financiare dhe politike te tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapen kurre”.
Sipas tij, duke u lene te lire dhe me burime financiare te paprekura, dy vite me pas, me 2016-en, ata do te riktheheshin shume here me te fuqishem, per ta kthyer ne nje Lazarat te madh, gjithe Shqiperine.
“Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte… Ndersa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kanabisit, tashme kishin nje PADRON te ri…”-shkruan ai.
Postimi nga Artan Hoxha
U fitua beteja e Lazaratit, por u humb lufta me kanabisin…
6 vite nga operacioni antikanabis i qershorit 2014. Duket sikur ka ndodhur para nje shekulli…
Me djemte e RENEA-s, pas 5 ditesh lufte te ashper, me “trupat operacionale” te narkotrafikut…
U çlirua territori i licensuar nga qeveria e kohes, si “Zone e lire e narkotrafikut”.
U godit baza logjistike e grupeve te organizuara te narkotrafikut.
U kapen dhjetera tonelata kanabis, te perpunuar, ambalazhuar dhe magazinuar, gati per shitje.
U shkaterruan me qindra parcela te mbjella me kanabis, me siperfaqe mbi 250 hektare, sipas monitorimeve nga ajri te Guardia di Finanza.
U sekuestrua nje arsenal i tere armesh, nga armet e lehta, automatiket, mitrolozet e lehte dhe te rende, arme kundertanke, arme kunderajrore, mina, granata, lende eksplozive dhe snajpere.
U gjeten te fshehura dhe te groposura ne toke, qindra milione leke dhe qindra mijera euro.
U kapen tre laboratore te perpunimit te vajit dhe çokollates nga kanabisi.
U be lufte me ushtrine e krimit te organizuar, por pasojat i pati fshati Lazarat.
U arrestuan afro 120 persona, pjesa derrmuese banore dhe te rinj te Lazaratit, qe ne fakt ishin çiraket dhe ushtaret e narkotrafikut, por jo boset e vertete, te tij
BOSET e vertete te Lazaratit, financuesit, organizatoret, perfituesit financiare dhe politike te tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapen kurre.
Duke u lene te lire dhe me burime financiare te paprekura, dy vite me pas, me 2016-en, ata do te riktheheshin shume here me te fuqishem, per ta kthyer ne nje Lazarat te madh, gjithe Shqiperine
Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte…
Ndersa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kanabisit, tashme kishin nje PADRON te ri…
Kampionati vazhdon…