MENU
klinika

"Nuk na janë plotësuar kërkesat"

Urbanet dhe autobusat në Berat refuzojnë të rikthehen në punë

24.06.2020 - 12:53

Vijon të jetë i pezulluar shërbimi i transportit publik në qarkun e Beratit. U hap sot vetëm linja Berat-Fier teksa linjat e tjera ndërqytetase dhe linjat urbane brenda qytetit refuzojnë të rifillojnë punën. Sipas linjave të mbyllura, ata nuk bien dakort me protokollin e Ministrisë sqë kufizon kapacitetin e punës së tyre.

Qarku i Beratit ka nisur sot transportin urban ndërqytetas vetëm në linjën Berat-Fier,linjë që funksionon me mikrobuza 20 vëndëshe. Edhe pse sot ishte dita e parë e rikthimit në punë të transportit publik,brenda autobusëve të linjës Berat-Fier,e vetmja linjë që filloi punën në të gjithë qarkun e Beratit,mjetet ishin pothuajse bosh dhe askush nga mikrobuzët nuk e kreu dot nisjen.

Shoferët e linjës Berat-Fier,jashtë kameras kanë deklaruar se,puna ka nisur që në 4 të mëngjesit por mikrobuzët kanë lëvizur me shume pak udhëtarë ose kanë pezulluar nisjen,për shkak të mungesës së pasagjerëve. Sipas shoferëve të kësaj linje,qarkullimi i tyre është i pamundur deri në momentin që në qytet nuk funksionon shërbimi urban brenda qytetit,që transporton edhe udhëtarët drejt Terminalit që është i stacionuar në dalje të qytetit të Beratit.

Ata deklarojnë se,ky shërbim i ka plotësuar të gjitha masat higjeno-sanitare siç ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë dhe mikrobuzët e linjave Berat-Fier janë pajisur me dezinfektantë dhe maska,gjë që u kërkohet edhe pasagjerëve që do të udhëtojnë.

Por,përveç linjës Berat-Fier,asnjë linjë tjetër e transportit urban qytetas dhe ndërqytetas në qarkun e Beratit nuk ka pranuar të rifillojë punës pasi ata nuk bien dakort me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë që kufizon kapacitetin e punës së tyre,për shkak të pandemisë dhe penalizon drejtuesit e mjeteve. Sipas tyre,kërkesat e paraqitura nga Shoqata e Transportit të Udhëtarëve nuk janë plotësuar të gjitha nga qeveria dhe në rast se do të vazhdohet në këtë gjendje, operatorët e transportit publik ndërqytetas në Berat kërcënojë se do të vijojnë ndërprerjen e punën,pasi për ta është e pamundur përballimi i kostove.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier