Një punëtor i Postës është bërë viktima e 39-të nga koronavirusi në Kosovë. Lajmin e bën të ditur Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës e cila thotë se viktima jetonte në Prizren.
Ai ka vdekur ditën e sotme ndërkohë që ishte dhe me koronavirus, që i shkaktoi dhe humbjen e jetës.
STATUSI NGA SINDIKATA E PUNËTORËVE TË POSTËS SË KOSOVËS
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postes se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente te pikëllimit, Sindikata e Punëtorëve te Postes se Kosovës i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij, dhe te gjithë punëtorëve te Postes. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Posten e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Postës.