Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës për të ngritur akt-akuzë për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Kreu i Shtetit Shqiptar del në mbështetje të dy politikanëve të lartë kosovarë, duke thënë se beson te pafajësia e tyre, ndërsa shton se Lufta e UÇK-së kundër gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ishte e drejtë dhe vendimtare
Reagimi i Metës:
Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri. ??❤️??