Kanadaja vjen me risi në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit. Studiuesit e Universitetit të Ëaterloo janë duke bërë studime për një vaksinë me bazë AND-je e cila mund të behet nga hunda për t’u mbrojtur nga virusi.
Vaksina do të përdorë metodën e bazuar në bakteriofag, e cila do t’i lejojë asaj të përsëritet brenda baktereve tashmë të pranishme në trup, të formuluara për të vepruar në indet e zgavrës se hundës dhe traktin e poshtëm të frymëmarrjes.
Qëllimi është që të dërgohet vaksina në qelizat dhe indet e synuara dhe të nxisë prodhimin e një grimcë të ngjashme me virusin (VLP) që do të shkaktojë një përgjigje imune.
Ndërsa VLP do të duket e ngjashme me strukturën SARS-CoV-2, ajo është e padëmshme, thanë studiuesit. Kjo ngjashmëri do të stimulojë reagimin natyror imunitar të trupit kundër infeksioneve virale të ngjashme me VLP, përfshirë koronavirusin e ri.
VLP do t’i bashkëngjitet receptorëve me të cilët koronavirusi do të lidhej, duke kufizuar vendet e mundshme për transmetim.
Përmes këtyre ndryshimeve në trup, vaksina do të jetë në gjendje të zhvillojë imunitet kundër Covid-19 dhe gjithashtu të lehtësojë ashpërsinë e infeksioneve në zhvillim. Kjo tregon që produkti mund të veprojë si një vaksinë.
Profesori i Shkollës së Farmacisë në Universitetin e Waterloo, Roderick Slavcev tha: “Kur të përfundojë, vaksina jonë me ADN do të administrohet si një sprite hundësh që jep nanomedicinë të inxhinierizuar për të imunizuar dhe ulur infeksionet Covid-19.