Kryeministri Edi Rama ka folur per here te pare në Kuvend mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.
Rama e ka quajtur aktakuzen e Prokurorise nje tekst qe i ngjan nje fleterrufeje te revulucionit kulturor kinez, e qe hedh balte mbi Kosoven dhe gjithe shqiptarine.
“Befasinë e mbrëmshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar e lexuar se zyra e prokurorit të specialzuar të Kosovës njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim Tribunalit Special një aktakuzë ku mes të tjerash presidenti Hashim Thaci e ish kryeparlamentari Kadri Veseli që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur ndaj regjimit komunist të Milloshevicit, themelues të UCK-së, u dyshuakan për një varg krimesh që sfidojnë dhe kufijtë më të largët të imagjinatës“.
Duke iu referuar akuzave, Rama tha se “fjala dyshim kur lexon tekstin ku të gjitha tmerret e shpërbërjes se Jugosllavise ju ngarkohen dy bashkëluftëtarëve që pa mbushur të 30 i hynë detit me këmbë, dhe duke vendosur jeten e tyer në pikëpyetje përballë të gjitha parashikimeve e këndvështrimeve të kohës sipas të cilave Kosova e pavarur ishte një herezi ndërkombëtare. Kthehet vërtet fjala dyshim në një eufemizëm juridik“.
Sipas kryeministrit shqiptar, kjo aktakuze e shperndare ne te gjithe boten, godet shumë më përtej emrave të përvecem te Thacit e Veselit.
“Drejtësia është drejtësi e nuk është drejtësia në vetvete e as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit ët Kosovës që ngre pikëpuyete të mëdha të rënda e të papranueshme në heshtje.
Por është leximi i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces ndaj dy figurave historike të luftës dhe paqes ne Kosovë, një tekst i shkruar që edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë, i ngjan një fletërrufeje të revulucionit kulturor kinez, ky fryma diskretituese e fjalëve asgjeson vetë prezumimin e pafajësisë.
Dhe pikërisht kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet shumë më përtej emrave të përvecem duke shpërndarë në krejt botën sot të zvogëluar një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Thacin apo Veselin, as mbi UCK-në vetë, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë.
Sepse për dikë parafytyroni dikë kudoqoftë, ku lajmet shpërndahen që jo nuk di detaje, por as nuk ka një ide mbi padrejtësinë historike të nënshtrimitnme forcë të Kosovës e tragjedinë mbi popullin tonë të Kosovës duke lexuar tekstin e mbrëmshem që krijon perceptimin e tmerrshmëm të një vendi ne mes te Evropës ku falë krimeve ndaj njerëzimit, është instaluar një regjim kriminal”, tha Rama.