MENU
klinika

Projektrezolutat që u votuan sot në Kuvend

Rrëzohen dy dekretet e Metës me ndihmën e votave të opozitës

25.06.2020 - 16:13

Zbardhet votimi mbi projektrezolutat e miratuara ditën e sotme në Kuvend, ku maxhoranca me ndihmën e votave të opozitës së re ka rrëzuar dy dekrete të presidentit Ilir Meta. Po ashtu, mësohet se maxhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër nismën e propozuar nga nënkryetari i Kuvendit, Mylsym Murrizi për të realizuar procesin e Lustracionit të personave të kanë shërbyer gjatë regjimit komunist. Ndaj kësaj nisme është votuar me 30 vota pro, ndërsa 6 deputetë ishin abstenim.

Projektligji “për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve, nëpunësve qe kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”, është hequr nga kalendari i punimeve të Kuvendit për shkak se nuk ka arritur të miratohet as në parim.

Maxhoranca me ndihmën e deputetëve të opozitës ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit Ilir Meta, që kanë të bëjnë me nismën “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave” dhe ligji për portin e jahteve në Proto-Romano Durrës.

Ndërkohë, nisma e shërbimit të pagesave mori 89 vota kundër nga deputetët e Partisë Socialiste dhe nga përfaqësuesit e opozitës, ndërkohë që 14 deputetë kanë votuar pro saj dhe 7 kanë abstenuar.

Mes të tjerash, është rrëzuar me 85 vota kundër, 16 vota pro dhe 8 vota abstenim dekreti i presidentit për kontratën e portit të jahteve Porto-Romano, Durrës.

Po ashtu, tri aktet normative të qeverisë kanë marrë mbi 90 vota në parlament, ndërsa edhe pjesa tjetër e ligjeve të shumicës ka marrë konsensusin edhe të opozitës parlamentare.