MENU
klinika

"Shërim më i shpejtë"

COVID-19/ BE rekomandon ilaçin e përdorur për ebolën

25.06.2020 - 16:17

Agjencia Europiane për Barnat Mjekësore ka rekomanduar për herë të parë ilaçn antiviral Remdesivir për të kuruar pacientët me COVID-19 në BE.

Remdesiviri është ilaçi i cili është rekomanduar edhe në SHBA, po ashtu dhe Trump ka pasur një mendim pozitiv si një nga ilaçet më premtues në luftën ndaj COVID-19.

Një studim në prill doli në rezultatin se Remdesiviri shkurton kohën e trajtimit dhe shërimit të pacientëve me COVID-19, duke e shkurtuar saktësisht deri në 31%.

Remdesiviri nuk është një ilaç i panjohur në rafshin ndërkombëtar, pasi më parë është aplikuar për pacientët me ebola.