Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE më 1 korrik kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut planifikohen të hapen – dhe kush do të ndalohet.
Lista tashmë ka ngjallur polemika, pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara – vendi i prekur më keq në të gjith botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milion raste, nuk është në listë.
Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet se janë në listën e mos-hyrjes për shkak të përgjigjeve të tyre ndaj virusit.
Të enjten, zyrtarët evropianë nuk arritën të marrin një vendim mbi të cilin vendet do të ndalohen nga hyrja edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, por një diplomat e BE tha se zyrtarët “nuk mund të arrijnë një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.
“Euronews” ka marrë, nga burimet diplomatike të BE-së, listën e plotë të vendeve për të cilat do të hapen kufijtë e Evropës, dhe mund të konfirmojë që Brazili, Katari, ShBA dhe Rusia nuk janë me të vërtetë në të.
Burimet gjithashtu hodhën në dyshim datën e rihapjes së kufijve më 1 korrik, duke sugjeruar se marrëveshja nuk do të arrihet në kohë.
Lista e plotë e vendeve, shtetasve të të cilëve do të lejohen të hyjnë në Evropë, sipas draft listës, është si më poshtë:
Vatican City
Monaco
Montenegro
Andorra
Serbia
Bosnia and Herzegovina
Ukraine
Albania
Turkey
Kosovo
Democratic People’s Republic of Korea
Turkmenistan
Vietnam
China
Thailand
Myanmar
Mongolia
Japan
South Korea
Georgia
Bhutan
Lebanon
Indonesia
Uzbekistan
India
Tajikistan
Kazakhstan
Palau
New Zeland
Australia
Dominica
Bahamas
Saint Lucia
Uruguay
Jamaica
Cuba
Guyana
Paraguay
Venezuela
Nicaragua
Costa Rica
Canada
Angola
Tunisia
Namibia
Uganda
Mozambique
Mauritius
Zambia
Rwanda
Ethiopia
Morocco
Algeria
Egypt