MENU
klinika

Dalin të dhënat e 24 orëve të fundit

Sa raste të reja kemi me koronavirus në vend?

26.06.2020 - 09:24

Edhe ditën e sotme duket se vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin. Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 77 raste të reja me Covid-19.

Një ditë më parë u raportuan zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë 78 raste, ndërkohë që 14 pacientë janë në terapi intensive dhe 2 prej tyre të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.

Ruani distancën fizike në ambientet publike.Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve. Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit”, ishte thirrja e ministrisë dje.