Karantinohet gjithë stafi i drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Korçës. Njëri nga 5 rastet e ditës së sotme mësohet që të jetë punonjës i kësaj bashkie çka ka sjellë një paralizë në këtë drejtori.
Ende nuk dihet se si do të kryhen punët e kësaj drejtorie, ndërkohë burimet shprehen se u është marrë tamponi e disa punonjësve të tjerë të institucionit.
Ata dyshohen të kenë pasur kontakte me të infektuarin dhe do tw qwndrojw nw karantinw deri në përgjigje të tamponit. Ditën e sotme (26 qershor), sipas raportimeve të ministrisë së Shëndetësisë, Korça ka regjistruar 5 raste të reja me Covid-19.
Mësohet se këto raste janë kontakte të zonjës 80-vjeçare e cila u konfirmua dje.