OBSH shprehet e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Evropë, duke theksuar se rishfaqja e virusit në disa vende rrezikon të shtojë problemet për sistemin shëndetësor.
“Teksa po mësohet të bashkëjetohet me masat e reja, për javë të tëra unë kam folur për rrezikun e rishfaqjes së virusit. Në disa vende evropiane, ky rrezik është bërë realitet.
30 vende në dy javët e fundit kanë regjistruar rritje të të infektuarve” u shpreh drejtori rajonal i OBSH për Evropën.
Në listën e këtyre vendeve janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Moldavia, Suedia, Ukraina etj. Sipas OBSH më shumë se nëntë milion njerëz janë konfirmuar globalisht të infektuar me COVID-19 ndërsa mbi 479.000 kanë humbur jetën.