MENU
klinika

Taozimi

Ja si lindën dhe u zhvilluan teoritë filozofike më të famshme në botë

25.06.2020 - 06:24

Kjo filozofi predikon doktrinën e nënshtrimit dhe të mënjanimit nga shoqëria. Themeluesi i saj është Lao Cu (Mjeshtri i vjetër). Për të ka shumë legjenda; sipas njërës ai që kur lidi, ishte 62 vjeç. I ndaluar nga doganierët në një pikë kufitare, teksa po lëvizte pa leje kalimi, Lao Cu ulet në shesh, shapll me zë të lartë se të vetmen pasuri të tij ka urtësinë dhe po aty rri tre ditë, ku shkroi librin e parë klasik të taoizmit, “Tao te ching” (Udha dhe pushteti i saj) ose ndryshe ibri Taoist i virtyteve.

Taozimi, në shikim të parë të duket se bazohet në ide e koncepte që në shumicë e tyre janë të errëta dhe të pakuptueshme; disa u ngjajnë paradokseve apo çoroditjeve të fjalëve. “Kujt i dhemb e ther aq shunëm sa i duket se po e shpojnë me fëndyell, të shohë mos ka vetëm ndonjë flluskë”– është një nga thëniet taoiste. Kjo filozofi mund të tingëllojë edhe si ndonjë tekë e mrekullueshme, si një tallje e urtë me arsyen, kulturën dhe përpjekjet njerëzore (Valter Kaufman). Koncepti më themelor është Tao, që do të thotë udhë. Të ndjekësh Taon, rrugën, do të thotë ta përshtasësh veten me të vërtetat e natyrës, me po atë lehtësi të rrëshqitjes së ujit, të pëputhjes së saj ngjitur pas relievit të tokës. Në pikturën kineze njeriun mezi e dallon pasi ajo është gati vetëm peisazh, pra roli i njeriut përballë kozmosit është i parëndësishëmm i papërfillshëm. Përfytyrimi i ujvarës, është aq i shpeshtë si në pikturën ashtu dhe në poezinë kineze dhe e ilustron më së miri idenë se uji përherë merr formë sipas shkëmbit që i del përpara. Uji është më i fortë, sepse lakimi i tij i butë sipas formës së gurit, apo rreth e qark qosheve shkëmbore, mposht kokëfortësinë e shkëmbit dhe shkon më tej.

Për njeriun është e rëndësishme të kapë thellësinë e gjërave, të përqafojë e kuptojë tërësinë e natyrës dhe gjithësisë. Të shohësh thellë, për shembull për një kasap, do të thotë që ai ta ketë të artë në sytë e mendjes gjithë ndërtimin skeletor të mishit të kafshës dhe pas kësaj ta presë atë. Po kuptimësia më e thellë është të mos bësh asgjë, ose të bësh sa më pak. Kuptimësia sjell nënshtrimin që çon tek mungesa e çdo dëshire për të rregulluar botën, ndaj është e kotë pjesëmarrja në shoqëri apo kulturë. Lao Cu, shqetësohej për misteret e mëdha të kësaj bote. Sipas tij në mbarë botën, në erën e shiun, në bimët e kafshët, në kalimin nga dita në natë, në rrotullimin e trupave qiellorë vepron një ligj i madh, Tao. Njeriu me shqetësimet, zellin, me morinë e planeve dhe të veprimeve të tij e shmang, e pengon, i prish punë, ia ndërron drejtimin këtij ligji; nuk e lë Taon të hyjë tek njeriu, që nëpermjet Taos ai të realizohet, të përmbushet. Prandaj më mirë të mos bësh asgjë. Të arrish qetësinë e madhe të brendshme, të mos duash asgjë, të mos formosh mendime, por të përqëndrohesh, të shohësh, të soditësh, e të dëgjosh ato që ke përreth. Të arrish deri në pikën që të jesh si një pemë apo si një lule, aq pa synime e vullnet sa tek ti të fillojë të veprojë Tao, ligji i madh universal që bën të rrotullohet qielli, ligji që sjell pranverën, ditën e natën. Mbase vetëm Lao Cu në vetminë e maleve të larta, duke mos bërë asgjë, arrti ta realizojë Taon në veten e tij. (E.Gombirch).

Mënjanimin e plotë nga shoqëria e jep qartë dhe kjo thënie taoiste: “Më mirë të shkosh në një funeral, se në festën e një fitoreje”. Taoistët mendonin se shteti duhej të ishte aq i vogël saqë qytetarët të dëgjonin këngën e gjelit të shtetit fqinj, por mundësisht pamjen e shtetit pranë të mos e shihnin.

Taoizmi u nis si filozofi botërore, por, së fundi, ajo u kthye në një lëvizje fetare, fe që u plotësua në shumë pikëpamje, bestytni, shërbesa që pothuaj nuk kanë asgjë të përbashkët me taoizmin e dikurshëm. Taoizmi njihet në Europë më shumë nga konfucianizmi; libri “Tao te ching”, një libër që si tekst për nga madhësia mundet dhe e kalon hapësirën e një faqeje në gazetë, është përkthyer e ripërkthyer në shumë gjuhë të botës. Taoizmi në Kinë, u pranua nga poetët, piktorët dhe nga mistikëtsoditës, të cilët thellë në mallet më të larta, ndërtuan tempuj e pagoda taoiste, duke jetuar me natyrën në kërkim të një ilaçi të pavdekësisë. Me kërkimin mistik të absolutes dhe të pavdekësisë, nëpërmjet meditimit, asketimit dhe pastrimit shpirtëror janë të lidhura dhe gjimnastika e frymëmarrjes, dieta me gjëra bimore dhe minerale. Sipas taoistëve, mound të shpëtohej jo vetëm shpirti por dhe trupi. Ndaj taoistët iu vunë praktikave të ndërlikuara të kërkimeve alkimiste, përgatitjes së eliksireve për gjetjene recetës së jetëgjatësisë. Taoizmi në Kinë mbeti symbol i individualizmit, lirisë vetjake dhe rebelimit. (Braudel).

Me kohë, shumë ide taoiste u përthithën nga konfucianizmi; ai ka ndikuar dhe në përhapjen e budizmit në Kinë. Me lirinë e të vetëshprehurit, me thirrjen për harmoni me natyrën, taoizmi përbënte një kundërpeshë jetësore për jetën kineze të politikës së centralizuar dhe të uniformizuar deri në ngritjen nga zbatimi i konfucioanizmit si filozofi shtetërore.

/Libri “Qytetërime të mëdha”