Nuk është shumë aktiv sa yjet e tjerë të futbollit, madje edhe kur poston diçka, është i thjeshtë ose kërkon të përcjellë diçka. Kështu është edhe rasti i sotëm, ku Lionel Messi poston një mesazh sensiblizues me foton kur ishte i vogël.
“Që kur isha i vogël u rrita i rrethuar nga dashuria dhe mbrojtja. Familja ime më ka dhënë gjithmonë dashuri dhe më ka shoqëruar në secilën nga sfidat e mia. Fatkeqësisht, ky nuk është realiteti i miliona djemve dhe vajzave në botë.
Nëse nuk merren donacionet e nevojshme, vlerësohet se 6 mijë djem dhe vajza mund të vdesin çdo ditë gjatë 6 muajve të ardhshëm. Sot më shumë se kurrë dhurimi juaj bën diferencën. Bashkohu me UNICEF dhe do të ndihmojë të shpëtosh jetë tani” – shkruan Messi.
Shumë personazhe të famshëm menjëherë i janë bashkur kësaj nisme dhe kanë bërë donacione. Ky është impakti i një prej më të mirëve të të gjithë kohërave në futboll, por ajo që e lartëson atë është humanizmi dhe thjeshtësia.