MENU
klinika

Vizita në Shtëpinë e Bardhë

Cakaj takon Grenell: Nuk ka marrëveshje për ndarje të Kosovës

26.06.2020 - 17:46

“Nuk ka plan dhe as marrëveshje për ndarjen e Kosovës”. Kështu është shprehur ministrin në detyrë i punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj pas takimi në Shtëpinë e Bardhë me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorin Richard Grenell.

Në një reagim në Facebook, Cakaj është shprehur se diskutimi u përqendrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!“ – theksoi Cakaj në një postim në Facebook.

Cakaj, gjithashtu u shpreh se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.