Nesër do të luhet java e fundit e Bundesligës ku shumë enigma janë zgjidhur tashmë. Do të luhet vetëm për vendin e katërt, pozicion që të con në Champions, dhe për play-out-in mes Bremen dhe Dusseldorf, me këtë të fundit që i mjafton një barazim.
Bayern Munchen është shpallur kampion dhe në fund thjesht do të ngrejë trofeun. Por gjithsesi, bararezët duan të fitojnë në ndeshjen e fundit për të vendosur disa rekorde. Më i rëndësishmi është të shënojë Leëandoëski, edhe për faktin për të fituar “Këpucën e Artë” në Europë, pasi në Bundesligë është i pakapshëm.
Por ndaj Wolfsburg, Lewandowski do të kërkojë të thyejë rekordin e Dieter Muller. Sulmuesi polak ka shënuar 33 dhe është vetëm 1 gola larg rekordit të Muller që gjatë sezonit 1976-1977 bëhej i dyti i të gjitha kohëve në Bundesligë që shënonte kaq shumë. Kryeson Gerd Muller me 40 gola.
Rekord pritet të thyejë edhe Thomas Muller, njeriu-asist i këtij sezoni. Ai ka 21 asiste në Bundesligë në këtë edicion, të cilin e filloi duke qëndruar në stol me Niko Kovac. Futbollistit gjerman i mjafton edhe një asist i vetëm për të thyer rekordin e Kevin De Bryune të vendosur në seoznin 2014-2015.
Në fund është arkitekti Hansi Flick, ai që transformoi plotësisht Bayern-in. Në sezonin e tripletës, Heynckes vendosi rekord për pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë me 49 pikë dhe golaverazh 54-11. Bayern i Flick ka 46 pikë dhe një golavarazh 50-10, shumë pranë thyerjes së një tjetër rekordi.