Juventus nuk fal. Kryesuesit e Serie A fituan bindshëm në shtëpi 4-0 kundër Lecces. Torinezët e patën gjithçka më të thjeshtë pas daljes me karton të kuq të Lucionit në minutën e 32′.
Pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe u mbajt mend vetëm për një rast skandaloz të humbur nga Ronaldo, ndërsa në 45 minutat e dyta nisi dhe furia e vendasve.
Llogaritë u hapën nga Dybala që realizoi një supergol në minutën e 53′. Ai mori një pasim nga Ronaldo në hyrje të zonës dhe me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë për 1-0, Ronaldo iu bashkua valles së golashënuesve me një penallti në minutën e 62′.
CR7 ishte protagonist dhe në golin e Higuainit. Portugezi ndërmori një aksion personal dhe në zonë i dha një pasim me nte që e nxori vetëm me portier. Argjentinasi nuk gaboi për 3-0. Në minutat e fundit kishte vend dhe për një gol të de Ligt që shënoi me kokë në të 86′. Juventus shkon në 7 pikë para Lazios.