MENU
klinika

ISHSH me dorë të fortë

Shkelën masat ndaj COVID-19, e pësojnë keq 330 biznese

27.06.2020 - 11:44

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID ka vijuar kontrollin në terren për të parandaluar abuzimet dhe mos respektimin e masave anti-Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1740 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit, kryesisht në bar-kafe, restorante, klinika dentare, hotele, fasoneri, call centre, institucione publike etj.

Ndërkohë deri më tani gjatë periudhës së epidemisë mbi 87 mijë subjekte janë kontrolluar dhe janë vendosur rreth 330 masa administrative me gjobë për subjektet e kapura në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës