MENU
klinika

BIRN: Shifrat më të larta se ato zyrtare

Përkeqësohet situata, paralajmërimi i Vuçiç!

29.06.2020 - 10:30

Në Serbi, ku pas një periudhe ngadalësimi të epidemisë, infeksionet e koronavirusi po rriten me shpejtësi, autoritetet kanë deklaruar se mund të rikthejnë masat kufizuese. Sipas raportimeve të mediave, këtë javë njësia e krizës shëndetësore dhe autoritetet mund të shpallin rikthimin e masave.

Dje, Presidenti Aleksandër Vucic deklaroi se nuk e përjashtonte një vendim të tillë kurse Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar tha se qytetarët tani kanë mundë të tregojnë përgjegjësi për sjelljen e tyre. “Pa një sjellje të përgjegjshme, miratimi i masave të reja për të mbrojtur shëndetin e popullatës është i pashmangshëm – tha Loncar.

Në Serbi, Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe Kryetarja e Parlamentit Maja Gojkovicil janë testuar pozitiv nga infeksioni i koronavirusit. Autoritetet shëndetësore në vend kanë raportuar gjithashtu se kryeparlamentarja ndodhet e shtruar në spitalin Covid në Beograd.

Në vend vetëm një pakicë shumë e vogël njerëzish duket se respekton masat parandaluese – maskat, distancën fizike dhe higjenën e duarve, teksa dhe jeta e përditshme ka rifilluar praktikisht sikur epidemia të ishte një kujtim i largët.

Deri tani në Serbi janë regjistruar në total 13 565 infeksione Covid dhe 265 viktima.

Sipas Birn, Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ, i financuar nga BE-ja, i cili ka analizuar të dhënat e marra nga sistemi informues shtetëror për COVID-19, në periudhën nga 19 marsi deri më 1 qershor, në Serbi kanë vdekur gjithsej 632 persona nga infeksioni I koronavirusit, dy herë më shumë sesa numri i lajmëruar zyrtarisht prej 244 vdekjesh në atë periudhë.

Një tjetër e dhënë nga sistemi informues shtetëror për COVID-19 gjithashtu tregon se numri i njerëzve që u infektuan në Serbi nga 17 qershori deri më 20 qershor ishte të paktën 300 në ditë, shifra këto shumë më tepër sesa shifrat e shpallura zyrtarisht, të cilat regjistruan një maksimum prej 97 rastesh të reja në një ditë të vetme gjatë asaj periudhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”