MENU
klinika

Atleti shqiptar

Olimpiada, ëndrra e madhe David Nikollit

29.06.2020 - 13:52

Atleti shqiptar David Nikolli ka një ëndërr: Pjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokios vitin e ardhshëm. Më i fundit nga 9 vëllezër e motra, Nikolli po stërvitet fort për të realizuar këtë ëndërr të madhe në garën e 800 ose 1500 metrave.

Rai 3 i kushtoi një kronikë speciale atletit tonë, që në moshën 16 vjeçare la Shqipërinë dhe u vendos në Itali për një jetë më të mirë. “Erdha këtu në moshën 16-vjeçare, si shumë shqiptarë të tjerë, duke kaluar vendet e Ballkanit. Jemi një familje e madhe, 10 fëmijë dhe unë jam i fundit. Prindërit e mi ishin mësues në kohën e komunizmit në Shqipëri dhe ajo që më mungon më shumë në këto kohë është familja” – u shpreh Nikolli.

Davidi mendon të vrapojë në çdo kohë të ditës. Ai që ka bërë shumë rrugë në këmbë në jetën e tij, për të shkuar në Itali nga Shqipëria, por vrapon më shumë se kurrë në stërvitje. Por ai ende duhet të bëjë shumë për të arritur qëllimin e tij: Pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

“Emocioni më i madh është kur ju mund të bëni diçka të vërtetë nga asgjëja. Më nevojitet një sponsor për t’u stërvitur të paktën për këtë vit” – shton Nikolli, që ka konkurruar deri më tani për Shqipërinë, por nëse ai do të marrë shtetësinë italiane, do të garojë nën siglën e vendit fqinj.