MENU
klinika

Bojkoti i transportit urban në Tiranë

Veliaj paralajmëron kompanitë: Nëse nuk filloni, humbisni licencën

29.06.2020 - 13:09

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka rënë dakord të ulet në tryezë me kompanitë e transportit publik por jo me ata që vendosin ultimatume.

Veliaj ndërkohë paralajmëron se kompanitë që nuk rifillojnë punën dhe mbajnë peng qytetin, atëhere do u hiqet licenca nga Bashkia. Madje kryebashkiaku shpreh garancinë si disa kompanive do u hiqen licencat.

“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do tëjem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.

Më tej ai shton se nuk është problem për heqjen e licencave, pasi menjëherë mund vjen dhe e merr një operator tjetër dhe Bashkia e pajis me licencën për të filluar shërbimin e transportit urban për qytetarët.

“Kush i vë në dyshim këto që po them, le të kthehet te Astiri ose te Teatri dhe të shohin a e mbajmë apo jo. Ne jemi qytetarë sepse zgjedhim të flasim si qytetarë dhe të sillemi si qytetarë. Por, kur dikush bllokon rrugën dy vjet, kur dikush bllokon teatrin dhe e zapton tre vjet, kur dikush thotë: ‘Nuk dua ta nxjerr autobusin’, ndërkohë që kërkesat i plotësohen 100%, kjo është të mbash qytetin peng. Këtë qytet nuk e ka mbajtur sot peng askush në këto 5 vite dhe kjo është arsyeja pse ky është paralajmërimi i fundit. Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër”, deklaroi Veliaj, duke shtuar se në këtë periudhë sakrificash të gjithë duhet të bëjnë maksimumin.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës