MENU
klinika

Katër bashkëpunime po vijnë!

Capital T zbulon këngë të albumit të ri

29.06.2020 - 14:01

Në datën 1 të muajit korrik, Capital T do të lançojë pjesën e parë të albumit të tij më të ri të titulluar “Skulpturë”.

Siç reperi ka treguar më herët, “Skulptura” e tij është gdhendur deri në detaje me shumë punë dhe dashuri, ndaj s’ia kemi merakun projekteve që do të vijnë.

Deri tani, Kapo dogji rrjetin me këngët e para të albumit, të cilat i lançoi para datës së publikimit të tij.

Vetëm disa ditë më parë, ai i vuri flakën rrjetit me hitin “DMP” në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe të tilla projekte presim sërish.

Disa minuta më parë, Capital T ka publikuar projektet e reja që po sjell në album, duke publikuar emrat e këngëve të pjesës së parë.

Çfarë na bie në sy është fakti që në pjesën e dytë të albumit do të ketë edhe 4 bashkëpunime të tjera, ende të pazbuluara, për të cilat u bëmë tepër kuriozë.

 

View this post on Instagram

 

1 Korrik • SKULPTURË • PART 1

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Ende nuk ka një datë për lançimin e pjesës së dytë të albumit, por shpresojmë të mos vonojë!

U bindëm që kjo është vera e hiteve, ndaj jemi të gjithë sy e veshë për projekte të reja.