MENU
klinika

“15 kushtet duhet të plotësohen”

Meta: Nëse do më dëgjonin, negociatat do ishin hapur prej vitesh

30.06.2020 - 07:56

Ndryshe nga qeveria, Presidenti Ilir Meta thotë se vendi ynë duhet të përmbushë 15 kushte për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare që hapja zyrtare e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, disa nga kushtet janë Reforma Zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

“Situata është e qartë që nga vendimi i Këshillit të vendeve anëtarë, por që u përforcua më shumë nga PE që Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte dhe duhet të plotësojë disa kushte madhore para se të bëhet konferenca e parë, e shpalljes së çeljes së negociatave dhe disa nga këto janë reforma zgjedhore që duhet bërë me konsensus, ngritja e Gjykatës Kushtetuese sipas rekomandimeve të Venecias, ngritja e Gjykatës së Lartë dhe disa kushte të tjera.

Me Ramën jemi takuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit evropian dhe e kam bërë të qartë qëndrimin dhe angazhimin tim për plotësimin e kushteve. Pas një vonese të jashtëzakonshme Komisionit të Venecias publikoi raporton final për Gjykatën Kushtetuese dhe unë kam filluar menjëherë punën për zbatimin e tyre. Institucionet e Europës e kanë thënë se do të ndjekin zbatimin e rekomandimeve të Venecias dhe e kanë shprehur se nuk ka vend për komente pasi janë shumë të qarta”, u shpreh Meta.

Sipas tij, “këta mendonin se kushtet zgjidhen me lobim. Kjo punë nuk zgjidhet me lobim. Janë disa kushte dhe kritere që duhen plotësuar”.

“Nëse do të kishte reagim për kërkesat e presidentit në kohën e duhur, si nga Kuvendi, si nga KED, si nga ish-ambasadorja e BE, Shqipëria do të kishte hapur negociatat dhe nuk do të kishte mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Presidenti do të bëjë përpjekjet maksimale, jo për muhabet, në mënyrë që të çelen negociatat me BE pasi kjo është kërkesë e shumicës së shqiptarëve”, u shpreh Meta në një intervistë televizive.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës