MENU
klinika

“Me shqetësim mësova se...”

Basha del me propozimin e rëndësishëm: PD ka një zgjidhje!

30.06.2020 - 08:26

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shqetësim të madh.

Basha e ka cilësuar një raport shqetësues përfundimet e Indeksit të besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë AMCHAM për vitin 2019, ku regjistrohet rënia më e madhe e ekonomisë në 8 vitet e fundit.

Sipas Bashës, raporti është një pasqyrë e situatës ekonomike dhe e korrupsionit që po gërryen ekonominë, po largon investitorët, po mbyll vende pune.

“Me shqetësim mësova përfundimet e raportit të Indeksit të besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë AMCHAM për vitin 2019, ku regjistrohet rënia më e madhe e ekonomisë në 8 vitet e fundit.

Raporti është një pasqyrë e situatës ekonomike dhe e korrupsionit që po gërryen ekonominë, po largon investitorët, po mbyll vende pune e varfëron shqiptarët.

Konkurrenca e padrejtë, performanca zhgënjyese e ekonomisë, klima e përgjithshme e keqe për biznesin, niveli i lartë i korrupsionit, ekonomia joformale, burokracia, niveli i lartë i taksave dhe vetë qeveria me politikat e saj klienteliste janë pengesat më të mëdha për të bërë biznes në Shqipëri.

Unë i kam dëgjuar shqetësimet e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane, dhomave të tjera të tregtisë dhe industrisë, të biznesit të vogël etj. E di se biznesi ka nevojë urgjente për ndryshim të kësaj situate, për zgjidhje që garantojnë konkurrencë të ndershme, lehtësi fiskale dhe përmirësim të klimës së të bërit biznes”, shprehet Basha, i cili thekson se bazuar mbi këto nevoja PD ka hartuar një platformë ekonomike në të cilën parashikohet: Taksa e sheshtë 9%, eliminimi dhe thjeshtëzimi i lejeve dhe licencave, eliminimi dhe bashkimi i 18 taksave për të rimoduluar sistemin tonë fiskal.

“Njëkohësisht plani ynë parasheh dhe ristrukturimin e agjencive dhe institucioneve doganore, fiskale dhe të regjistrimeve. Më thjeshtë dhe më lehtë për të gjithë.

Për mua dhe PD punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë prioritetet kryesore dhe për ta arritur këtë ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investimet e huaja, do të fuqizojmë biznesin vendas dhe do të reduktojmë hapësirat për abuzim dhe korrupsion që sot po i marrin frymën biznesit në Shqipëri”, shkruan Basha.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës