Çlirimi i Parisit (i njohur edhe si Beteja për Parisin) ishte një ndërmarrje ushtarake e Aleatëve që u zhvillua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga 19 gushti 1944 derisa garnizoni gjerman dorëzonte kryeqytetin francez më 25 gusht 1944.
Parisi ishte qeverisur nga Gjermania Naziste që nga nënshkrimi i kapitullimit të Francës më 22 qershor 1940, pas së cilës Vermahti (ushtria gjermane) pushtoi Francën veriore dhe perëndimore.
Çlirimi filloi kur Forcat Franceze të Brendshme – struktura ushtarake e Rezistencës Franceze – organizuan një kryengritje kundër garnizonit gjerman me afrimin e Ushtrisë së Tretë amerikane, të udhëhequr nga Gjenerali Xhorxh S. Paton.
Në natën e 24 gushtit, elementët e Divizionit të 2-të Armatosur Francez të drejtuar nga Filip Leklerk mbërritën në Paris. Të nesërmen, më 25 gusht, pjesa më e madhe e Divizionit të 2-të të Armatosur dhe Divizionit të 4-të të Këmbësorisë amerikane hynë në kryeqytet.
Dietrih fon Koltitc, komandant i garnizonit gjerman dhe guvernatori ushtarak i Parisit, iu dorëzua francezëve në hotelin Meurice, selinë e sapokrijuar franceze, ndërsa komandanti i Forcave të Lira Franceze Sharl dë Gol arriti të marrë kontrollin e qytetit si kreu i qeverisë provizore i Republikës Franceze.
Referencat
WW2 Visual guide
Martin Gilbert The Second World War
Antony Beevor The Second World War
Hitler Last Year, part 1
Apocalypse WW2 part 6