30.06.2020 - 15:42
Arrestohet personi i fundit i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Në pranga ka përfunduar Petrit Pusi, 25 vjeç.
Arrestimi është bërë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe 25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se ai ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi. Po kështu, Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.
Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra janë arrestuar më herët nga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mori hakun e të vëllait
Zbulohet dhe shpallet në kërkim vrasësi i Hekuran Billës
Shoqërohen dhjetëra persona, mes tyre dhe…
Vrasja e 40-vjeçarit tek Komuna e Parisit/ A është policia afër zbardhjes?
"Autori qëndronte në Mal të Zi , nipi një nga bashkëpuntorët"
Arrestimi i Viktor Markut, Policia jep informacion për vrasësin
Emri dhe detaje nga ngjarja e rëndë