MENU
klinika

Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, mbetemi të angazhuar

02.07.2020 - 07:07

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Matthew Palmer dhe i dërguari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak thanë sot se SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer tha se SHBA mbetet e angazhuar në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar – normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, raportojnë mediat e Kosovës.